Carlo Ancelotti i ka dhënë mbrëmë mundësinë yllit belg, Eden Hazard, dhe ai shfrytëzoi si më së miri.
Hazard u inkuadrua në ndeshjen ndaj Celtic, pasi Benzema pësoi një lëndim që ia pamundësoi vazhdimin e ndeshjes.
Hazard pati një paraqitje të mirë dhe kjo ka ndikuar në disponimin e gjithë skuadrës. Carlo Ancelotti, i lumtur, ka thënë se edhe belgu është i lumtur.
“Mendova se ishte momenti i Hazard kur e inkuadrova, dhe ai ma dëshmoi këtë”, ka thënë Ancelotti.
“Ai është shumë i lumtur, shpresoj të vazhdojë kështu”, tha trajneri.
Hazard kaloi te Reali në vitin 2019 ku ka 69 paraqitje, kjo si pasojë e shumë lëndimeve. Goli i Hazard ndaj Celtic ishte i shtati në të gjitha kompeticionet për Real Madridin.
I ftuar në Samitin e Komunitetit Politik Europian, Rama nise...
Pedri thyen rekordin historik të Messit te Barcelona
Kurti në takim me kryeministrin e Armenisë: Paqja ka nevojë ...
Aksident mes dy veturave në Klinë, tre të lënduar
Miri ndryshon qëndrim: Nuk dua që vajza ime të bëhet si Seli...
Aksident tragjik në Durrës, humbin jetën dy të mitur, një tj...