Ancelotti dhe Perez merkato te City
Dani Carvajal ka kontratë deri në vitin 2025 me Realin e Madridit, por anësori i djathtë mbush 31 vjeç në janar dhe drejtuesit e klubit më të titulluar në botë e kanë gati pasardhësin e spanjollit.
AS raporton se dëshira e madhe e presidentit Perez dhe trajnerit Ancelotti, është Joao Cancelo, i cili ka provuar të luajë më parë në La Liga me Valencian.
28-vjeçari është kthyer në një nga pikat më të forta te Manchester City, teksa është një titullar i padiskutueshëm te kombëtarja portugeze.
Blerja e tij nuk do të jetë një mision i thjeshtë në fundin e sezonit, ndërkohë që drejtuesit e kampionëve të Anglisë kërkojnë minimalisht 70 milionë euro për ta lënë të lirë./SS
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos