“Shpresoj për lajme të mira nga SHBA”, tha Novak Djokovic pas fitores së Wimbledon.Por Amerika nuk i dha lajme të mira Djokovicit.
Tenisti serb nuk është vaksinuar dhe deri më tani nuk mund të hyjë në SHBA, ku në shtator do të luhet Grand Slami i fundit i vitit, përcjell GazetaBlic Sport.
Tenisti është regjistruar në US Open, por sipas rregullave aktuale, ai nuk do të lejohet të hyjë në SHBA. Lajmin e keq për serbin e dha mbrëmë edhe US Open.
Organizatorët e US Open thanë se nuk do të kërkojnë vaksinime të detyrueshme për pjesëmarrësit e turneut, por do të respektojnë vendimin e autoriteteve amerikane në lidhje me udhëtimin në vend.
Pra, është e qartë se, nëse SHBA nuk i ndryshon së shpejti kushtet e hyrjes në vend, Djokovic, tri herë fituesi i atij turneu, nuk do të marrë pjesë në US Open.
Maqedonci:Partneriteti strategjik rrit standardet e sigurisë...
Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Ua...
Rubio siguron Zelenskyn për angazhimin e SHBA-së, por parala...
Artani rrëfen linjën prekëse të jetës: Takova vëllanë pas 23...
Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, n...
Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3