Amanda Nunes rezulton pozitive me Covid-19, anulon meçin ndaj Julianna Penas

11:50 | 30 Korrik 2021

Amanda Nunes ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Luftëtarja e MMA, Amanda Nunes ishte gati të ndeshej me Julana Pena në kuadër të UFC 265, transmeton lajmi.net.

Nunes shquhet si njëra nga luftëtaret më të mira në histori të MMA, ku në 12 ndeshje pa humbje ajo mban titujt “Bantemweight” dhe “Featherweight”, dhe mbrojtja e titujve ndaj Penas do të duhej të ishte një duel i vështirë për të.

Ndërkohë, Pena mposhti Sarah McMann për tu rikthyer nga humbja ndaj Germaine de Randamie e cila kishte humbur dy herë nga Amanda Nunes.

Sidoqoftë, luftëtaret do të duhet të ndeshen në një datë tjetër, pasi UFC 265 është anuluar pas lajmit se Nunes ka rezultuar pozitive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara