Massimiliano Allegri do të largohet nga Juventusi pas ndeshjes së fundi në Serie A.
Kampionët e ri të Italisë do ta zhvillojnë ndeshjen e javës së fundit në udhëtim te Sampdoria, ku do të jetë ndeshja e fundit edhe për Allegrin si trajner i Zonjës së Vjetër.
Tekniku italian do të largohet nga klubi bardhezi, por ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.
Rossonerët ende nuk e kanë të qartë nëse do të luajnë edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.
Por duket se trajneri aktual i Milanit, Gennaro Gattuso nuk do të vazhdoj të jetë në krye të skuadrës pa marrë parasysh nëse arrin Ligën e Kampionëve ose jo.
Rossonerët po mendojnë ta rikthejnë në skuadër trajnerin që kishte kaluar katër vite në San Siro.
Milani tani po mendon t’i ofrojë pagë 10 milionë euro në stinor për ta bindur Allegrin ta marrë drejtimin e klubit.
Gjithsesi për italianin interesim ka shprehur edhe gjiganti anglez Chelsea si dhe Roma. /Telegrafi/
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave