Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette ka lavdëruar mbrojtjen e skuadrës së tij pas fitores 2 me 0 të “Topçinjve” ndaj West Bromwich Albionit mbrëmjen e së hënës.
Rezultati, i cili i mbajti “Topçinjtë” të pamposhtur në shtator, ishte siguruar pasi lojtari i transferuar për një tarifë rekorde, Lacazette, shënoi dy herë në Emirates duke u bërë lojtari i parë i Arsenalit që realizon në tri ndeshjet e tij të para si nikoqir në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk është punë e madhe. Nuk është një lloj rekordi që jam duke kërkuar. Nuk jam duke kërkuar veçanërisht rekorde. Jam duke shikuar për stabilitet me skuadrën dhe [mbrëmja e së hënës] ishte e mirë”, u tha Lacazette gazetarëve.

“Ne ishim të pamposhtur në shtator. Ne kemi riorganizuar vetën në mbrojtje dhe të gjithë janë duke punuar së bashku, kështu mund të shihni dallimin”
“Gjithçka nuk është perfekte, por kundër West Bromit ne kishim posedim, ne nuk pranuam gola. Ne shënuam. Madje edhe nëse mendoj se mund të bëjmë më mirë, tashmë gjërat janë mirë. Ne e dinim që mundi jonë do të shpaguhet dhe kjo është ajo që ne jemi duke bërë. Të mos ngazëllohemi shumë dhe të vazhdojmë kështu”
Skuadra e Arsene Wengerit do të bëjë një udhëtim të gjatë në Bjellorusi për përballjen në Evropa Ligë ndaj BATE Borisov të enjten para ndeshjes të së dielës kundër Brightonit./arbresh.info/
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para