Alexander-Arnold nuk luan deri në dhjetor, ndeshjet në të cilat do të mungojë

11:33 | 10 Nëntor 2020

Liverpooli nuk do ta ketë në dispozicion Trent Alexander-Arnoldin deri në muajin dhjetor, pas lëndimit të muskujve të kërcirit në ndeshjen e të dielës ndaj Manchester Cityt.

Mbrojtësi i djathtë u lëndua në gjysmën e dytë dhe mori ndihmë mjekësore në fushë, para se të zëvendësohej nga James Milner.

Kështu, Alexander-Arnold pritet të mungojë në sfidat ndaj Leicester Cityt, Atalantas dhe Brightonit.

Po ashtu, ai do të jetë në dyshim edhe për takimet që zhvillohen në fillim të muajit dhjetor, kundër Ajaxit, Wolverhampton Wanderers dhe Midtjylland.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri Jurgen Klopp kishte konfirmuar se 22-vjeçari do të mungonte në ndeshjet e Anglisë kundër Irlandës, Belgjikës dhe Islandës, ndërsa ekzaminimet mjekësore treguan edhe kohëzgjatjen e plotë të mungesës së tij. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara