Barcelona-Real Madrid është jo vetëm sfida më e rëndësishme në La liga por prej vitesh krye ndeshja që arrin rekorde në shikueshmëri.
Përballja që pritet të zhvillohet ditën e nesërme në stadiumin “Camp Nou” u shty një muaj më parë nga protesta në Katalonjë dhe këtë herë ka ende frikë për zhvillimin e këtij dueli.
“Democratic Tsunami”, lëvizja e njohur për pavarësinë e Katalunjës, është organizata që ka alarmuar autoritet lokale, pasi ka paralajmëruar se këtë të mërkurë do të jenë sërish në protestë.
Mediet spanjolle raportojnë se hoteli ku do të qëndrojë klubi madrilen është vetëm 600 metra larg impiantit “Camp Nou”, teksa masat e shtuara kanë ardhur si pasojë e mesazheve kërcënuese në drejtim të “Los Blancos”. Do të jetë një El Clasico me tension, brenda dhe jashtë fushës.
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...
Reforma e inspektimeve/ Rama: Do të ketë certifikim, trajnim...
I burgosuri shqiptar vret një pakistanez në qeli, dënohet me...