Alaba: Reali është klubi më i madh në botë

13:33 | 21 Korrik 2021

David Alaba është shprehur i kënaqur me transferimin e tij tek Real Madridi.

Alaba u prezantua si lojtar i Real Madridit ku ishte i shoqëruar nga presidenti, Fiorentino Perez në konferencën për shtyp.

Ai do të veshë fanellën me numër katër, të cilën e kishte bartur Sergio Ramos për më shumë se 12 vite në “Santiago Bernabeu”.

“Ardhja tek Real Madridi është arritja e një ëndrre, Reali është klubi më i madh në botë”, tha ai.

“Numri 4? Klubi ma ofroi sepse nuk kishte tjetër, e di domethënien e tij dhe do ta vesh me krenari”, shtoi ai.

“Numri 4 i Real Madridit përfaqëson lidership dhe fuçi, gjëra që dua t’i kem edhe unë”, tha Alaba.

“Unë erdha këtu sepse dëshiroja të rritesha si lojtar, opsioni im i vetëm ishte Reali. Më vjen keq që Zidane u largua, por me Ancelottin kam punuar dhe e njoh mirë. Unë mund të luaj disa pozicione, por ai është vendimi i Ancelottit”, vazhdoi ai.

“Real Madridi është një klubi  madh, kështu jam ndjerë që kur kam qenë i vogël, është me të vërtetë e veçantë që jam këtu”, përfundoi David Alaba./Lajmi.net/

Lajmet më të lexuara