Një aksident tragjik ka ndodhur në Brazil. Një autobus me një ekip futbolli të rinjsh ra nga ura dhe për pasojë 4 persona kanë ndërruar jetë.
Mediat vendase raportojnë se në autobus ndodhej ekipi i të rinjve të Esporte Clube Vila Maria Helena. Në autobus udhëtonin 28 adoleshentë të moshës nga 14 deri në 17 vjeç dhe 4 të rritur, anëtarë të stafit të ekipit.
Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se 24 personat e tjerë janë dërguar në spital. Shkaqet e aksidentit të rëndë janë ende të paqarta./A2CNN/
Sot marshohet për drejtësinë e çlirimtarëve
Kiara, Efi, Bledi dhe Ronaldo rikthehen në “Big Brother VIP ...
Messi nuk pranon t’i ulet paga te PSG
U konfliktuan për një borxh, shqiptari qëllon 6 herë me armë...
Peja tregon forcën përpara ndeshjeve të “Play-off-it”
Mbështetja për Ukrainën, temë diskutimi në takimin e NATO-s ...