Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova është treguar i pafat pasi edhe pse ka shkëlqyer në Baku, nuk ka arritur të fitojë medaljen e bronztë dhe u desh të kënaqet vetëm me vendin e pestë.
Pejani Akil Gjakova e nisi mirë Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, shkruan telegrafi.
Ai arriti t’i marrë tri fitore radhazi, por në mungesë fati humbi në çerekfinale.
Gjakova gjithashtu ishte i pafat edhe në repesazh në garën për medaljen e bronztë, pasi humbi duelin në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Në këtë garë, ai u mposht nga xhudstin Rustam Orujov nga Azerbajxhanit, i cili është edhe medalist i argjendtë i Lojërave Olimpike Rio 2016.
Përkundër kësaj humbje dhe vendit të pestë, Akili arriti t’i fitojë 360 pikë olimpike.
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...
Digjet vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, s’ka të lënd...
Prokuroria jep detaje për rastin ku një burrë në Deçan sulmo...
Hetuesit e IPK-së arrestojnë një të dyshuar për lëndim të rë...
A do të ndahet nga Miri?! Ja përgjigjja e bashkëshortes që d...
Osmani: Në Lybeniq u vranë foshnjet në barkun e nënës, të mo...