Duket se hapi i radhës i Sergio Agueros në karrierën e tij do të jetë si lojtar i Barcelonës
S’e paku kështu raportojnë mediat spanjolle të cilat thonë se gjithçka do të përfundojë brenda këtij muaji dhe Aguero do të jetë lojtar i Blaugranas për sezonin e ri.
Sergio Aguero do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Barcelonë menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve që Manchester City do ta luajë kundër Chelseat.
Gazeta e njohur, Mundo Deportivo, ka shkruar se një marrëveshje është arritur në mes të argjentinasit dhe skuadrës nga Camp Nou, ku ai do të kalojë si lojtar pa kontratë. 80 për qind e kësaj pune është kryer, me testet mjekësore që janë gati dhe pritet të bëhen shumë shpejt. /GazetaExpress/
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...