Ylli argjentinas i Man City, Aguero, do të vazhdojë qëndrimin e tij në ‘Etihad Stadium’, deri në fundin e kontratës së tij.
Kështu ka bërë të ditur agjenti i lojtarit, i cili ka potencuar se Aguero nuk do ta lë Cityn, pavarësisht vendimit të UEFA.
“Sergio ka një kontratë me Manchester City, deri në vitin 2021, dhe nuk ka shanse të largohet para kësaj”, ka thënë Hernar Reguera, transmeton lajmi.net.
“Do të shohim se çfarë do të ndodh pastaj. Unë nuk kam folur me Inter dhe arsyeja është e thjeshtë: Aguero është i lumtur me ‘Citizens’ dhe nuk ka synim të ndërroj klub”, shtoi agjenti i lojtarit.
Aguero mbush 32 vite muajin e ardhshëm dhe mendohej se do të largohet drejt Inter, për të zëvendësuar Lautaro Martinez që po lidhet me Barcelonën.
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...