Agjenti i Nicolo Zaniolo, Claudio Vigerolli ka thënë se të gjitha klubet e mëdha ishin të interesuar për sulmuesin e Romës.
Zaniolo edicionin e kaluar ishte në top formë para se të lëndohej kurse Juventus-it, lëndim i cili e ka mbajtur jashtë fushe për një kohë të gjatë, derisa fatkeqësisht është lënduar përsëri muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Agjenti ka zbuluar se të gjitha klubet e mëdha kishin interesim, por situata ndryshoi shkaku i lëndimit.

“Të gjitha top klubet ishin të interesuara për Nicolo-n. Pastaj lëndimi dhe pandemia e koronavirusit dhe ndryshoi situata”.
“Nicolo është duke bërë më mirë, shpresoj të rikthehet në kohë për kampionatin evropian, por nuk mund të nxisim asgjë”.
“Do shohim çfarë sjellë e ardhmja. Shkon për Zaniolo-n dhe të gjithë lojtarët”, deklaroi ai.
Mbetet të shihet se kur do rikthehet italiani./arbresh.info.
Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës
Sot mbahet seanca për buxhetin 2026
Për të tretën ditë radhazi vazhdon seanca gjyqësore për sulm...
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje
Mot i paqëndrueshëm: reshje, erë e fuqishme dhe rënie temper...
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...