Agjenti i Thiago Silva, Paulo Tonietto ka thënë se klienti i tij mund të rikthehet në verë te AC Milan.
Kapitenit të PSG-së i skadon kontrata në “Parkun e Princave” në fund të sezonit, mirëpo në kohën e fundit ishte i lidhur me rikthimin në “San Siro”, transmeton portali arbresh.info.
Agjenti i tij ka thënë se braziliani ka admirim të madh për klubin dhe tifozët dhe gjithçka mund të ndodh.

“Në futboll gjithçka është e mundur, por duhet të presim të shohim për shkak të pandemisë”.
“Ai ka admirim të madh për Milan, për vitete që kaloi gjatë karrierës. E di për fansat të cilët kanë pasur efekt të madh”, deklaroi Tonietto për MilanNews.
Silva mund të kalojë në “San Siro” si lojtar i lirë, mirëpo pagesa mund të jetë problemi kryesor.
Kujtojmë që 36-vjeçari fitoi Scuedetto në vitin 2011 dhe me pas u transferua te PSG se bashku me Zlatan Ibrahimovic./arbresh.info.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...