Rezultat për Barcelonën në kohën e fundit janë përmirësuar derisa janë në vendin e parë në La Liga dhe kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi Luis Suarez vitin tjetër mbush 33 vjet dhe Barcelona është duke kërkuar zëvendësimin me adekuat, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Football Espana, si zëvendësimi më i duhur po shihet ylli i Interit, Lautaro Martinez.

Diario Sport kanë raportuar se Barcelona janë të gatshëm të paguajnë 110 milionë euro derisa agjenti i lojtarit më herët ka thënë se këto spekulime janë të vërteta.
Martinez është në formë të shkëlqyer te “Neurazurët” këtë sezon pasi ka arritur të shënojë 13 gola në 20 ndeshje.
Kujtojmë që sot (e martë) Barcelona është mysafirë i Inter në kuadër të Ligës së Kampionëve./arbresh.info.
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Mes tensioneve të shumta, Trepça shkon me epërsi pas pjesës ...
Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gj...