Agim Ademi niset drejt SHBA-së, i ftuar nga FIFA për Kupën e Botës 2026

11:09 | 9 Qershor 2026
E H

Agim Ademi udhëton drejt SHBA-së dhe Meksikës, i ftuar nga FIFA për Kupën e Botës 2026

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është nisur drejt Mexico City, qyteti ku dhjetë vjet më parë Kosova u pranua si anëtare e barabartë e FIFA-s në Kongresin historik të organizatës botërore të futbollit.

Ademi është ftuar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dhe do të jetë pjesë e krerëve të federatave anëtare të FIFA-s në ceremoninë dhe ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, ndërmjet Meksikës dhe Afrikës së Jugut.

Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai do të marrë pjesë edhe në Samitin e FIFA-s që mbahet në Miami, si dhe do të ndjekë nga afër disa ndeshje të fazës së grupeve të Botërorit.

Më pas, kreu i FFK-së pritet të rikthehet në Kosovë, ndërsa me ftesë të Infantino-s do të jetë i pranishëm edhe në ndeshjet gjysmëfinale dhe finalen e madhe të Kupës së Botës 2026.

Shpërndaje në rrjete sociale