Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka dhënë një mesazh të fuqishëm duke thënë se lojtarët që nuk ndjenjë për Kosovën nuk kanë nevojë t’i bashkohen kësaj kombëtare.
Numri një i futbollit në Kosovë këtë deklaratë e ka bërë në emisionin Click në RTV21, përcjell ‘arbresh.info.
Ai ka potencuar se lojtarët që zgjedhin Kosovën, duhet që këtë zgjedhje ta bëjnë me zemër.
“Zemra është e para, dëshira është e dyta. I apelojë të gjithë ata lojtarë që nëse nuk e ndjejnë Kosovën, më mirë mos të vijnë”, ka deklaruar Ademi.
Ademi po ashtu ka shtuar se ka numër të madh të lojtarëve nëpër Evropë që dëshirojnë t’i bashkohen Kosovës.
Ai ka falënderuar baballarët e këtyre lojtarëve që po bëjnë ç’mos që djemtë e tyre të veshin fanellën e Kosovës.
“Më duhet që me këtë rast t’i falënderojë edhe baballarët e fëmijëve shqiptarë në Evropë që po interesohen që fëmijët e tyre të luajnë për Kosovën. Ka shumë interesim për të luajtur për Kosovën”
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...