Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është liruar nga masa e arrestit shtëpiak.
Ende pa i mbushur një muaj nga masa e paraburgimit, Agim Ademi është liruar nga masa e vendosur nga prokuroria.
Kreu i FFK-së për momentin ndodhet në selinë e Federatës së Futbollit, pra në vendin e punës.
Ndryshe, Agim Ademi ishte arrestuar më 22 mars nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale.
“Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës ishin veprat penale për të cilat akuzohet Ademi.
Së fundmi, Kosova u vizitua nga një delegacioni i përbashkët i UEFA-s dhe FIFA-s, i përbërë nga Servet Yardimci, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe kryetar i Komitetit të UEFA-s për Federatat Kombëtare, Luca Nicola, kryesues i Qeverisjes Kombëtare dhe Institucioneve Globale të UEFA-s dhe Sofia Malizia, menaxhere e qeverisjes së federatave anëtare të FIFA-s./telegraf
Aksident trafiku në Slivovë, lëndohen tre persona
Numërohen të gjitha votat nga ambasadat, fillon numërimi i a...
Reshjet e shiut me intensitet të lartë në Shqipëri – paralaj...
Gati dy orë pritje në Merdare për të dalë nga Kosova
Pyetjet që rrethojnë tragjedinë me mbi 40 viktima në Zvicër,...
Shpëtoi 10 persona nga zjarri në Zvicër, 50-vjeçari hero për...