Kosova do të luajë me Greqinë në kuadër të ndeshjes së fundit për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se nuk i kanë përmbushur pritshmëritë lidhur me këto kualifikime.
“Sigurisht që kjo ndeshja e fundit, nuk i kemi përmbushur pritshëmritë që kemi pasë realisht, edhe pse nuk kemi pritë që do të jemi në dy vendet e para, por sigurisht të mos jemi në vendin e fundit, ndodhën shumë gjëra që ndodhën, por po besoj që Kosovën në Ligën e Kombeve do ta gjejë me një format krejt tjetër, do të jetë me trajner të rid he me shumë prurje të reja”, ka thënë Ademi.
Tutje, ai tha se trajneri i ri i Kosovës do të zyrtarizohet gjatë vitit të ardhshëm, në muajin shkurt apo mars.
“Selektori do të jetë në vitin e ardhshëm nga shkurti apo marsi. Nuk do të ngutemi tani, mund të ketë më shumë mundësi atëherë”.
Kosova do të perballet sot kundër Greqisë në stadiumin olimpik në Athinë në kuadër të ndeshjes së fundit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”./Arbresh.info
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...