AF Elbasani ka marrë vendim që ta pensionoj numrin 27, pas vdekjes së futbollistit të tyre, Fatjon Bunjaku.
Përmes një njoftimi zyrtar në rrjetin social Facebook, klubi elbasanas ka falënderuar të gjithë qytetarët, tifozët dhe dashamirët e futbollit për mbështetjen dhe ngushëllimet e shprehura pas ndarjes nga jeta të Bunjakut, shkruan Arbresh.info.
“Homazhet për Fatjon Bunjakun përfunduan, por kujtimi i tij do të mbetet përgjithmonë pjesë e familjes sonë”, thuhet në reagimin e klubit.
AF Elbasani theksoi se çdo lule, mesazh ngushëllimi dhe lutje e ardhur nga qyteti i Elbasanit iu përcoll familjes së futbollistit në Kosovë, si dëshmi e dashurisë dhe respektit që ai fitoi gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përhershme, drejtuesit e klubit kanë vendosur që numri 27 të mos përdoret më nga asnjë futbollist i AF Elbasanit.
“Numri 27 do të tërhiqet nga përdorimi në AF Elbasani dhe do të mbetet përgjithmonë pjesë e trashëgimisë së Fatjon Bunjakut në klub”, thuhet në njoftim.
Fatjon Bunjaku vdiq në moshën 22-vjeçare, mëngjesin e ditës së diel pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra në aksidentin që pësoi me makinë.
Bunjaku u varros dje në fshatin Samadarexhë të Vushtrrisë.
Karrierën futbollistike, ai e nisi tek Trepça në Mitrovicë, derisa ka luajtur edhe për Phoenix Banjë, Gjilanin e Malishevën.
Gjithashtu, Bunjaku ishte pjesë edhe e kombëtares së Kosovës U21./Arbresh.info
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...