Milani raportohet të ketë shfaqur interesim për anësorin e Real Sociedadit, Adnan Januzajn.
Bazuar në një raport nga gazeta spanjolle Mundo Deportivo, 24-vjeçari dëshiron të largohet nga skuadra në La Liga këtë verë dhe “Rossonerët” i janë kthyer tavolinës së negociatave me të pas përpjekjeve për të siguruar shërbimet e tij edhe dy vite më parë, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi kosovar u shfaq në skenë në Manchester United gjatë vitit 2013, por humbi formën dhe pozitën e tij te “Djajtë e Kuq” me të ndryshuar trajneri duke përfunduar kështu në formë huazimi te Borussia Dortmundi dhe më pas te Sunderlandi.
Reprezentuesi i Belgjikës iu bashkua Real Sociedadit në vitin 2017 për një tarifë rreth 10 milionë euro dhe ka bërë vetëm 20 paraqitje në ligë këtë sezon duke shënuar vetëm një herë.
Ndërkohë, Real Madridi, Barcelona, Paris Saint Germaini, Sevilla dhe Ajaxi thuhet se janë duke vëzhguar situatën e tij./arbresh.info/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim