Adnan Januzaj ka kërkuar ndihmë nga Mo Farah për të rikthyer karrierën e tij

08:38 | 14 Korrik 2017

Adnan Januzaj ka marrë këshilla nga kampioni olimpik Mo Farah në mënyrë për të rikthyer në rrugën e duhur karrierën e tij.

Januzaj iu bashkua Real Sociedadit nga Manchester United për një marrëveshje që vlen 9.8 milionë funta pas sezoneve dëshpëruese në formë huazimi te Sunderlandi dhe Borussia Dortmundi, transmeton portali arbresh.info.

23-vjeçari ka pranuar se nuk është 100 për qind i gatshëm dhe ka zbuluar se ka folur me kampionin për 5,000m dhe 10,000m se si të përmirësohet fizikisht dhe mendërisht.

Adnan Januzaj me flamur të Kosovës, Shqipërisë dhe Belgjikës gjatë prezantimit te skuadra spanjolle
Adnan Januzaj me flamur të Kosovës, Shqipërisë dhe Belgjikës gjatë prezantimit te skuadra spanjolle

“Kam zgjedhur Real Sociedadin sepse dua të jem në gjendje të shijojë futbollin tim. Mendoj se do të jem në gjendje të mirë për të bërë atë këtu. Ata kanë besuar në mua që nga fillimi”, ka thënë Januzaj gjatë prezantimit në Spanjë.

“Unë e kam parë ligën spanjolle dhe më pëlqen mënyra e futbollit të luan Real Sociedadi. Dua të luaj më shumë. Preferoj të luaj prapa sulmuesve, por do të luaj në pozita të ndryshme kur trajneri më thotë që duhet të luaj”

“Aktualisht, unë nuk jam ende 100 për qind i gatshëm fizikisht për shkak se është vetëm dita e parë”

Sa i përket ndihmës nga Farah, ai shtoi: “Ai është një shok i imi. Ai më ka ndihmuar shumë me stërvitjet mendore dhe fizike”./arbresh.info

Lajmet më të lexuara