AC Milan ka shënuar fitore si mysafir ndaj Romës, në kuadër të kryendeshjes për xhiron e 11-të në Seria A.
“Rossonerët” që zhvilluan ndeshje më të mirë fituan me rezultat të ngushtë 1 – 2 në “Stadio Olimpico”.
Ylli i ndeshjes, ishte Zlatan Ibrahimovic që ishte thjeshtë i mrekullueshëm me një super paraqitje.
Suedezi kaloi fillimisht në epërsi Milanin me një supergol nga gjuajtja e lirë, që shtangu portierin Rui Patricio në minutën e 26-të.
Milan pastaj dyfishoi epërsinë me anë të Rafael Leao që realizoi gol mahnitës duke kaluar edhe portierin, por u anulua për pozitë jashtë loje, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Milan vazhdoi dominimin edhe në 45-minutëshin e dytë, me suedezin që shënoi golin e dytë personal, por pastaj u anulua nga VAR-i shkaku i pozitës jashtë loje.
Por, shtatë minuta me vonë, suedezi fitoi penalltia pasi u fallua nga Ibanez, të cilën e konkretizoi Franck Kessie në minutën e 57-të.
Gjërat për Milanin u vështirësuan, kur Theo Hernandez u ndëshkua direkt me të kuq, ku pastaj Roma sulmoi vazhdimisht dhe golin e gjeti përmes Stephan El Shaaraëy në fundin e takimit (90+4).
Me këto pikë, Milan renditët në pozitën e dytë me 31 pikë, aq sa ka edhe Napoli që është lider, derisa Roma renditet në vendin e katërt me 19 sosh
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...