Mesfushori francez, Paul Labile Pogba, është duke kaluar në një formë të dobët në javët e fundit.
Francezi është kritikuar nga tifozët e klubit anglez dhe nga analistët për formën e tij dhe se cila është pozita e tij më e mira në formacionin e ‘djajve të kuq’.

Pogba ishte katastrofal me paraqitjen e tij në humbjen ndaj Tottenhamit dhe javën e kaluar ishte lënë në bankë në ndeshjen ndaj Huddersfieldit.
Megjithatë, reprezentuesi francez sot startoi nga minuta e parë kundër Newcastle, por përsëri zhvilloi një ndeshje tejet të dobët.
Kur Neëcastle kaloi në epërsi me golin e Matt Ritchie në minutën e 65, Pogba u zëvendësua mënjëherë nga trajneri Jose Mourinho.

Ai u pa në një disponim të keq kur zuri vend në bankën rezerv dhe mendohet se ai ishte duke qarë në ato momente.
Vlen të theksojmë se Paul Pogba në këtë sezon ka regjistruar nëntë asistime në Premierligë. /arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...