Zinedine Zidane ka mohuar se i pakënaquri Cristiano Ronaldo nuk ka pasur ndikim në vendimin e tij befasues për largim nga Real Madridi pas tri sezoneve në detyrë.
Zidane njoftoi pasditen e sotme (e enjte) se do të largohet nga kampioni evropian pasi fitoi për të tretën herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Ai është pyetur në konferencën e tij të fundit nëse Ronaldo ka luajtur ndonjë rol në vendimin e tij, por francezi ka hedhur poshtë këto sugjerime.
“Unë kisha respektin e të gjithëve, mbi të gjitha të lojtarëve, gjë që ka qenë fondamentale për arritjen e gjërave”, ka thënë Zidane. “Lojtarët nuk kanë të bëjnë asgjë me vendimin tim, e gjitha është nga ajo që mendoj”
Zinedine Zidane kishte kontratë me klubin në Bernabeu deri në vitin 2020./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...