A do të largohet Depay? Flet drejtori sportiv i Barcelonës

11:28 | 13 Janar 2023
K.B

Memphis Depay është lojtari më i përfolur që mund të largohet nga Barcelona gjatë këtij muaji.

Pavarësisht se trajneri i katalonasve, Xavi Hernandez insiston që mos ikën asnjë lojtarë nga skuadra e tij, megjithatë, drejtori sportiv i Barcelonës, Matheu Alemany, nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të Depay nga ‘Camp Nou’.

Alemany duke folur për “Sport”, ka lavdëruar 28-vjeçarin, por e ka lënë të hapur mundësinë e largimit të ish-yllit të Lyonit.

“Do të shohim. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe askush nuk do të jetë i tepërt. Ai ka shumë cilësi… Unë nuk mund t’i parashikoj gjërat”, ka thënë ai.

“Jemi të kënaqur me skuadrën që kemi bërë. Është e thellë dhe ka shumëllojshmëri, por ne jemi të vetëdijshëm dhe të vëmendshëm ndaj gjithçkaje, megjithëse nuk ka urgjencë”, ka theksuar Alemany.

Kujtojmë se kontrata e Depayt me Barcelonën skadon pas përfundimit të sezonit aktual.

Shpërndaje në rrjete sociale