Manchester United nuk ka parë dritë me sy që prej largimit të trajnerit legjendar, Sir Alex Ferguson.
“Djajtë e Kuq” në dekadën e fundit ishin dështim në vete edhe pse bënë shpenzime marramendëse.
Ish-futbollisti i këtij klubi, Gary Neville e ka prezantuar një studim të thellë të transfereve të bëra nga gjiganti britanik për një dekadë të tërë.
Ish-mbrojtësi i djathtë anglez, së bashku me ish-futbollistin e Liverpoolit, Jamie Carragher kanë qenë pjesë e një vlerësimi, ndërsa transferet e klubit nga “Old Traffordi” u është dashur t’i vlerësojnë me ngjyrat e semaforit, të gjelbër, të portokalltë dhe të kuqe.
Në të gjelbrën, ata i vendosën Zlatan Ibrahimovicin dhe Bruno Fernandezin, kurse në të verdhë e kaluan Cristiano Ronaldon.
Ndërkaq, në të kuqe i vendosën 24 lojtarë, përfshirë këtu Martial, Varane, Sancho, Lukaku, Alexis, Van de Beek e shumë të tjerë.
Krejt këto transfere i kanë kushtuar Manchester Unitedit rreth 1 miliard euro, apo më saktësisht 979 milionë euro./GE/
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Rusia akuzon SHBA dhe Izraelin...
Macron kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit për ...
Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania dënojnë sulmet hakmar...
Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë