9 humbje në 15 ndeshje – Panucci adresë për të gjitha kritikat e kombëtares

07:06 | 23 Mars 2019

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në eliminatoret e Euro 2020.

‘Kuq e zinjtë’edhe njëherë u futën në një ndeshje pa pasur një ide të qartë për fazën e sulmit.

Shqetësuese janë edhe gabimet në fazën e mbrojtjes, të cilat rrallë herë ndodhnin nën urdhrat e Gianni De Biassi.

Kështu, në 15 ndeshje nën urdhrat e Panuccit, kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar nëntë humbje.

Në këto 15 ndeshje, Shqipëria regjistron edhe katër fitore dhe dy barazime, rezultate që nuk përmirësojnë aq statistikat.

25 gola të pësuara në 15 ndeshje, dhe vetëm 8 të shënuara, japin një ‘shpjegim’ për mllefin e tifozëve.

Mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizja e radhës nga trajneri italian, i cili në 15 ndeshje ka përdorur plot 13 formacione të ndryshme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara