Dy gola më shumë se ndeshje, Ronaldo e ka përmbysur sezonin për të mirë dhe aktualisht është lojtari me mesataren e golave më të mirë në top pesë ligat evropiane.
Pesë herë më i miri i botës, Cristiano Ronaldo, e nisi sezonin 2017/18 shumë dobët. Ai deri në janar numëronte vetëm 4 gola në La Liga.
Por, nga viti 2018 gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht dhe momentalisht CR7 është lojtari me statistikat më të mira në top 5 ligat Evropiane.
Pas 4 golave kundër Gironës, Ronaldo ka shkuar në 37 finalizime në vetëm 35 ndeshje në të gjitha garat (2 gola më shumë se ndeshje), më shumë se çdo lojtar tjetër në Evropë (Salah 36, Messi 35).
Ndërsa sa i përket Këpucës së Artë, i pari është Salahu me 28 gola, që ndiqet nga Lionel Messi me 25, kurse Ronaldo momentalisht renditet i teti me 22.
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal
Kurti: Epopeja e UÇK-së, ngjarje përcaktuese në historinë mo...
Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në nder të Epopesë së UÇK-s...