Blearta Ukëhaxhaj është një nga emrat më premtues në tenisin kosovar.
Edhe pse vetëm 21-vjeçare, ajo ka 14 vjet që merret me këtë sport.

Në një intervistë për Arbresh.info, tenistja tregon se kampionati Botëror “Billie Jean King Cup” në vitin 2019, ka qenë një nga arritjet më të mëdha në karrierën e saj.

Kjo për faktin, siç thekson Ukëhaxhaj, pasi Kosova në atë kampionat ishte renditur në vendin e katërt.

Jo vetëm lojtare, Blearta Ukëhaxhaj është edhe gjyqtare e trajnere e tenisit.
21 vjeçarja synon majat e tenisit në të gjitha kategoritë, derisa tregon se sfida kryesore e tenisit në Kosovë, vazhdon të jetë infrastruktura.

Sipas saj, edhe pse janë ndërtuar disa fusha, ato janë të papërdorshme gjatë kohës së dimrit.

Ukëhaxhaj ka përfaqësuar Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë edhe dy kampionate botërore./Arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1