Sot zhvillohet dueli i fundit i xhiros së 27-të

09:38 | 5 Prill 2021

SC Gjilani ka përballë skuadrën e Besës në kuadër të xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës.

Besa ka dëshpëruar me paraqitjet e saj në këtë sezon dhe është në vendin e fundit në tabelë.

Besa ka vetëm 10 pikë, ku në 26 ndeshje ka vetëm dy fitore, katër barazime dhe 20 humbje. Rekord tejet negativ për pejanët.

Në anën tjetër, Gjilani është në pozitën e katërt me 37 pikë, skuadra e Ismet Munishit kërkon që të mos bie poshtë pasi afër me pikë janë tre skuadra që duan t’ja “rrëmbejnë” pozitën në tabelë.

Përgjithësisht, Gjilani këtë sezon në 26 ndeshje ka regjistuar nëntë fitore, 10 barazime dhe shtatë humbje.

Orari i ndeshjes:

Gjilani – Besa, ora 15:00./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara