Sot Bëhen homazhe tek varri i Fadil Vokrrit për nderë të katër vjetorit të vdekjes së tij

08:50 | 9 Qershor 2022
KRG

Sot gjatë ditës, krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës bashkë me lojtarët e Kombëtares A, kanë bërë homazhe tek varri i legjendës së  futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Vokrri ishte njëri ndër lojtarët më të mirë të futbollit shqiptar.

9-shi legjendar i Kosovës, ishte njeri kyç për pranimin e Kosovës në dy shtëpitë me të mëdha të futbollit, në FIFA dhe UEFA, përcjell arbresh.info.

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit ka ndërruar jetë  më 9 qershor në vitin 20218, ku kishte pësuar sulm në zemër ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale