Real Madridi e mposht Sevillën në frymën e fundit dhe e forcon kreun e La Ligës

23:01 | 28 Nëntor 2021

Tashmë ka përfunduar ndeshja mes Real Madridit dhe Sevillës, ndeshje kjo e cila është në kuadër të xhiros së 14-të në LaLigë.

Goli i parë i ndeshjes është shënuar nga mysafirët në minutën e 12-të, ku autor i golit ishte Rafa Mir.

Ndërsa madrilenët, në minutën e 32-të kanë barazuar rezultatin me golin e shënuar nga Karim Benzema.

Në minutën e 33-të, është ndëshkuar me karton të verë Marcos Acuna.

Lexo edhe:

Mbyllet pjesa e parë në ndeshjen: Real Madrid – Sevilla

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 1-1.

Ndërsa në pjesën e dytë,  goli i fitores së madrilenëve erdhi në minutat e fundit shtesë.

Autor i goli ishte Vinicus Jr.

Për më shumë shikoni golin: Video

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 2-1, në favor të madrilenëve.

Pas kësaj ndeshje, Real Madrid mbetet në krye të tabelës me 33 pikë, ndërsa Sevilla  mbetet në vendin e katër me 28 pikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara