Skuadra angleze, Chelsea, pas zyrtarizmit të pronarëve të rijnë, kanë filluar ” të çmenden” për të transferuar super yje të skuadrave të ndryshme.
Pronari i ri, Todd Boehly i cili bleu nga miliarderi rus, Roman Abramovich, ka vendosur të shpenzojë disa milionë euro për përforcimin e skuadrës së Chelseat.
“Sky Sport” ka bërë të ditur se pronari ka bërë një listë me emra të lojtarëve të ndryshëm evropian, ku ka kërkuar transferimin e tyre, ndërsa bëhet e ditur se e disa prej tyre tashmë kanë filluar kontaktet, përcjell arbresh.info.
Për momentin, “Blutë” janë në bisedime dhe janë afër finalizimit të marrëveshjes me Manchester City për transferimin e sulmuesit Raheem Sterling, ndërsa klubi spanjoll, Barcelona, kohëve të fundit ia ka prishur punët anglezëve për transferimin e Raphinha nga Leeds United.
Kurse objektivat kryesore tanimë mbeten Cristiano Ronaldo dhe Neymar Jr.
Cristiano Ronaldo është afër largimit nga Manchester Untied ku ka bërë të ditur se nuk “rehat” tek “Djajtë e Kuq”.
Kurse Neymar Jr, ka prishur raportet me skuadrën franceze, Paris Saint-Germian dhe presidenti i klubit kohëve të fundit, ka bërë të ditur se ai do të largohet.
Chelsea, synon që në sezonin e ardhshëm të hyjë furishëm në Champions League dhe në ligat angleze duke transferuar yje të futbollit evropian. /arbresh.info/
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President
SHBA–Iran, rifillojnë bisedimet bërthamore në Gjenevë
16 mijë qytetarë nënshkruajnë peticion për ish-krerët e UÇK-...
Kurti kujton Adem Demaçin dhe Astrit Deharin në përvjetorin ...
Begaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Myftiu Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj populli...