Përfundon spektakli në “Old Trafford”, Manchester Utd shënon fitore falë golave të CR7

23:11 | 2 Dhjetor 2021

Sapo ka përfunduar ndeshja mes Manchester United dhe Arsenalit, ndeshje kjo e cila është në kuadër të xhiros së 14-të në Premier Ligë.

Golin e parë  të ndeshjes e kanë shënuar mysafirët, ku autor i golit ishte Smith Rowe, i cili gjeti rrjetën e “Djajve të Kuq” në minutën e 13-të.

Lexo edhe:

Arsenali në epërsi ndaj Manchester United

Ndërsa në minuetin e 44-të, Bruno Fernandes barazoi rezultatin  në 1-1 dhe me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë.

Manchester Utd barazon rezultatin ndaj Arsenalit

Në fillim të pjesës së dytë, me saktësisht në minutën e 52-të, Cristiano Ronaldo shënojë golin e dytë për Manchester United duke e bërë rezultatin në 2-1, shkruan arbresh.info.

Kurse Arsenali i është kundërpërgjigjur pas 2 minutave, ku Odegaard barazoi rezultatin në 2-2.

lexo edhe:

Arsenali barazon rezultatin në “Old Trafford”

Në minutën e 70-të, është akorduar një penallti në favor të nikoqirëve.

Atë e ka ekzekutuar Cristiano Ronaldo, ku edhe është treguar i saktë dhe ka dhuruar epërsinë përsëri “Djajve të Kuq”.

Pas shënimit të penalltisë, Ronaldo është bërë lojtari “me më së shumti gola në karrierë”.

lexo edhe;

Penallti për “Djajtë e Kuq”, CR7 shënon përsëri ndaj Arsenalit

Ai deri më tani ka shënuar 801 gola, ndërsa në vendin e dytë gjendet Pele me 765 dhe Lionel Messi në vendin e tretë me 756.

Pas kësaj ndeshje, Arsenali gjendet në pozitën e pestë, ku deri më tani kanë arriture t’i grumbullojnë plotë 23 pikë.

Ndërsa Manchester United gjendet në pozitën e 7 me 21 pikë. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara