Sapo ka perfudnuar pjesa e parë e ndeshjes së gjysmë finalës së Ligës së Kombeve mes Italisë dhe Spanjës.
Një pjesë e parë e dominuar plotësisht nga Spanjollët ku 66% e kanë poseduar topin, ndërsa italianët 34%.
Spanjollëve i është nevojitur vetëm 17-të minuta lojë për të gjetur golin.
Ferran Torres ishte autori i golit i cili u asistua nga Mikel Oyarzabal.
Lexo edhe :
Edhe pse italianët kanë pasur një rast të bukur, për fat të keq nuk kanë mundur dot të shenojnë.
Në minutën e 30-të Leonardo Bonucci është ndëshkuar me karton të verdhë.
Ndërsa në minutën e 42-të pas një ndërhyrje të ashpër me bërryl nga Bonucci, gjyqtari është konsultuar me VAR-in dhe është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, andaj Bonucci është larguar nga fusha.

Kurse në minutën e dytë shtesë, Spanjollët dyfishuan epërsinë.
Autori i golit ishte Ferran Torres i cili u asistua përsëri nga Mikel Oyarzabal.
Për më shumë shikoni golin: Video. /arbresh.info/
Shembja e rrugës në Prishtinë, Pacolli: Pasojë e neglizhimit...
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit