Nations League tashmë ka filluar, ndërsa sonte pritet të zhvillohen 7 ndeshje në kuadër të grupeve të ndryshme.
Në Ligën A të grupit të parë, Austria do të përballet më Danimarkën, ndërsa Kroacia do të ballafaqohet me kampionin aktual të Botës, Francën.
Kombëtarja e Austrisë, është e para në tabelë, pasiqë ka arritur ta mposht Kroacinë më herët me rezultat 0-3.
Ndërsa në Ligën B, grupi i dytë, do të zhvillohet ndeshja mes Islandës dhe Kombëtares së Shqipërisë.
Në këtë grup, gjenet vetëm 3 skuadra, ndërsa në vendin e parë të tabelës gjendet Islanda me vetëm një pikë, Izraeli në vendin e dytë me një pikë dhe Shqipëria në vendin e fundit me asnjë pikë deri më tani, përcjell arbresh.info.
Liga C, grupi i tretë, do të përballën Belarusi-Azerbajxhan, Sllovaki-Kazakistan, ndërsa liderë i deritanishëm i tabelës është Kazakistani me tre pikë të plota , të cilët kanë arritur ta mposhtin Azerbajxhanin me rezultat 2-0, kurse në vendin e dytë gjendet Sllovakia me po të njëjta pikë, të cilët kanë arritur ta mposhtin Sllovakinë me rezultat 0-1.
Kurse në Ligën D, grupi i parë, Latvia do të përballet me Lihtenshtajnin, kurse Andora me Moldavinë.
Në këtë grup, Latvia është liderë i tabelës, me 3 pikë, ku më herët kanë arritur ta mposhtin Andorën me rezultat 3-0, ndërsa në vendin e dytë gjendet Moldavia me pikë të njëjtë, ku në ndeshjen kundër lihtenshtajnit ka arritur fitore me rezultat 0-2.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen më orar të njëjtë në ora 20:45, ndërsa ndeshja e latvisë kundër Lihtenshtajnit do të zhvillohet në ora 18:00/arbresh.info/

Ylli i Man Cityt drejt kalimit tek Benfica, rol të madh po l...
Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, vdes 16-vjeçari
Konjufca: Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Papa Leo bën thirrje për ‘guxim’ për t’i dhënë fund luftës n...
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj