Lojtari me prejardhje kosovare, Vedat Muriqi, tashmë ka përfunduar testet mjekësore në Itali.
Vizitat mjekësore tek Club Brugge ishin arsyeja e mos transferimit të tij.
Për çdo rast, Lazio ka vendosur që testet mjekësore të kryhen edhe në Itali.
Mediat italiane, kanë raportuar se testet kanë përfunduar me sukses, transmeton arbresh.info.
Kjo ishte një përgjigje për klubin belg, i cili tash do të vendosë nëse do ta marrë apo jo përfaqësuesin kosovar.
Club Brugge pasi ia ka bërë atij vizitat mjekësore, ka kërkuar që Lazio t’ia japë në huazim lojtarin për një vit ose t’ia shesë atë më lirë.
Skuadra italiane ka bërë të ditur se do të dërgojë ankesë në drejtim të FIFA-s në lidhje me këtë manipulim nga Club Brugge.
Lazio po planifikon ta shesë Muriqin sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që me paratë e shitjes së tij ta blejë ndonjë futbollist tjetër, shkruan “Gazeta Express”.
Mbetet të shihet nëse Muriqi do të përfundojë në Club Brugge apo jo, ndërsa atë e duan edhe Mallorca, Galatasaray e Hull City. / arbresh.info/
Ngritët aktakuzë ndaj B.T për krime lufte në Kosovë
Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, Kurti: Do ta m...
Shtatë qytete mund të mbesin në terr për festë
Kurti: Investimet dhe ristrukturimi në Telekom po japin rezu...
Vetaksident në Pejë, lëndohet një person
Gerard Piqué raportohet se rikthehet nga pensionimi për të l...