Mbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla, pritet të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit.
Qendërmbrojtësi shqiptar pësoi një dëmtim të rëndë në barazimin e mbrëmjes së sotme me Milanin në “Stadio Olimpico”.
Kumbulla zgjati vetëm 15 minuta para se të largohej me një mavijosje pak sipër gjurit, pas përplasjes aksidentale me Olivier Giroud.
Sipas Sky Sport, Kumbulla ka lënduar ligamentin e gjurit të djathtë.
Kjo do të thotë se lojtari ka të ngjarë të jetë jashtë fushës për muajt e ardhshëm.
Giallorossi tashmë kishin probleme serioze për të zgjedhur një formacion fillestar në Serie A këtë mbrëmje, pasi Chris Smalling, Diego Llorente, Rick Karsdorp dhe Gini Wijnaldum janë të gjithë jashtë fushës./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...