Irani – ShBA, formacionet zyrtare

19:11 | 29 Nëntor 2022
KRG

Irani dhe SHBA-të do të përballen mes vete në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Katar 2022, ku fitorja e cilësdo e dërgon tutje fituesin.

Irani ka tri pikë pas fitores së madhe ndaj Uellsit, ndërsa SHBA-të kanë dy pikë, pas dy barazimeve me Anglinë dhe Uellsin.

Iranianët do ta nisin sfidën me dyshen e njohur sulmues Mehdi Tarami dhe Serdar Azmoun.

Në anën tjetër SHBA-të i kanë besuar treshes Christian Pulisic, Josh Sargent, dhe Timothy Weah.

Ndeshja tjetër e këtij grupi do të zhvillohet mes Anglisë dhe Uellsit.

Formacionet zyrtare:

Shpërndaje në rrjete sociale