Mbrojtësi i Kombëtares shqiptar, Elseid Hysaj ka kaluar momente frike pasi makina e tij “Ferrari” mori flakë papritur. Për këtë ngjarje ka reaguar vetë futbollisti përmes një postimi në “Insta Story”.
“Mirëmengjesi. Disa media raportuan lajme në lidhje me një ngjarje të ndodhur pak ditë më parë. Dua të theksoj se jam mirë, por edhe njerëzit që ishin me mua janë mirë.
Një defekt në makinë shkaktoi ndezjen e zjarrit teksa isha duke ecur përgjatë një rrugë, menjëherë kam bërë një bilanc të situatës dhe jam ndalur në një vend të sigurt. Për fat të mirë pa asnjë dëmtim në njerëz apo mjete të tjera.
Nuk ishte një aksident rrugor, e bëj të qartë se gjithccka është në rregull dhe jam i fokusuar te ndeshja e sotme. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja”, shkruan ai.

Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...