Federata Rumune e Futbollit po shqyrton mundësin të ndaloj udhëtimin e tifozëve rumunë në Prishtinë.
Ky vendim ka ardhur si pasoj e tensioneve në veri.
Por, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka insistuar se në Kosova është vend i sigurt.
Ai ka bërë të ditur përmes një postimi të mërkurën se ka zhvilluar një takim me kryetarin e Federatë së Futbollit të Rumanisë, Razvan Burleanu dhe i ka garantuar siguri përfaqësueses dhe shikuesve të Rumanisë.
“Në kuadër të takimeve në UEFA, sot zhvillova një bashkëbisedim me presidentin Burleanu dhe e sigurova se gjendja në Prishtinë është në rregull dhe nuk ka asnjë lidhje me pasigurinë. Ne si federatë, bashkë me institucionet shtetërore, do të marrim masat e nevojshme për të siguruar që ekspedita e Kombëtares së Rumanisë dhe tifozët e tyre të ndihen të sigurt gjatë qëndrimit në Kosovë, ashtu siç kujdesemi për çdo ekip tjetër. Kosova, në këtë drejtim, e ka dëshmuar organizimin dhe mikpritjen e jashtëzakonshme për të gjitha ekipet dhe tifozërit e tyre”, ka shkruar ai.
Kosova përballet me Rumaninë në “Fadil Vokrri” më 16 qershor, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.
Kujtojmë që Rumania nuk e njeh shtetin e Kosovës./Arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...