Shumë lojtarë të njohur janë pa kontrata dhe po studiojnë ofertat që kanë marrë gjatë kësaj periudhe. Njëri prej tyre është Angel Di Maria, për të cilin interesohet Juventusi.
Sulmuesi i djathtë argjentinas po bisedon me drejtuesit e bardhezinjve. Gigi Buffon shpreson ta shohë 35-vjeçarin në Serie A, madje e “ekzagjeron” duke e krahasuar me Diego Maradonën.
“Di Maria, për momentin, në kampionatin italian do të ishte si Maradona. E kuptoni se çfarë dua të them? Lojtarët duhet të vlerësohen në lidhje me kontekstin në të cilin duhet të veprojnë.
Sot, Seria A është e varfër në nivelin teknik, nuk ka dyshime për këtë gjë. Angel është shumë lart teknikisht. Ai driblon kundërshtarin me një lehtësi mbresëlënëse.
Ai është vendimtar përpara portës, dhuron asiste, vrapon pafund dhe mund të mbulojë disa role në fushën e blertë. Me pak fjalë: ai është një futbollist.
Mosha e madhe? Unë jam 44 vjeç dhe vazhdoj luaj akoma. Mosha nuk ka rëndësi, motivimi, pasioni dhe vendosmëria e bëjnë diferencën. Nëse ai vendos të vijë në Itali te Juventusi, do të thotë se është gati për këtë aventurë”, deklaroi legjenda e portës italiane./SS/
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...