Skuadra nga Suhareka i bëri disa përforcime gjatë verës, por edhe disa largime, siç është katërshja në fjalë, por edhe të tjerë paraprakisht.
Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani me anë të një postimi në Facebook, zyrtarisht ka lajmëruar për largimin e katër lojtarëve të tyre.
Lojtarët e larguara janë Kushtrim Gashi, Theophilus Solomon, Dilivio Hoffman dhe Arens Mateli, të cilët më nuk do të jenë pjesë e skuadrës së Ilir Dajës, tranmseton arbresh.info.
Ballkani ka falënderuar lojtarët për shërbimet e tyre për klubin, ndërsa ju ka uruar suksese në të ardhmen.
Ballkani e shkroi historinë duke u kualifikuar në fazën e “play-offit” të Ligës së Konferencës, ndërsa nuk e ka nisur ende sezonin e ri në Superligë pasi ka kërkuar që ndeshja e parë t’i shtyhej. /arbreshinfo/
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...