Atletico Madridi ka shënuar fitore 3-0 ndaj Real Betisit në kuadër të javës së 12-të në La Liga.
Pas vetëm 26 minutash lojë, Angel Correa asistoi për Yannick Carracson që gjeti rrjetën me sukës për 1-0.
Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë edhe pse rastet për të dyja anët nuk munguan.
Në 45 minutat e dytë, sërish Los Rojiblancos ishin kërkues dhe arritën të realizonin edhe dy gola të tjerë.
Fillimisht, në minutën e 50-të, Mario Hermoso shënoi gol për 2-0, mirëpo ajo u anulua për pozitë jashtë loje nga VAR-i.
Mirëpo, Atletico Madridi ishte tejet me fat, pasi u ndihmua në dyfishimin e epërsisë prej German Pezzella (63’) që realizoi auto-gol.
Për të vulosur fitoren e vendasve u përkujdes Joao Felix që realizoi një gol të bukur në minutën e 81-të.
Pas javës së 12-të, Atletico Madridi gjendet në vendin e katërt me 22 pikë, dy më pak se Real Madridi e Sevilla.
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira