Ballkani do të luajë ndeshjen e tretë në grupin C, në kuadër të Conference League të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”, më fillim nga ora 18:45.
Në një intervistë për Arbresh.info, mbrojtësi i Ballkanit Armend Thaqi foli rreth serisë së fitoreve të skuadrës nga Suhareka, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Thaqi tha se ndeshjet duhet të fitohen në fushë e jo vetëm me fjalë.
“Jemi vendas dhe duam që ta vazhdojmë atë seri të mirë, mirëpo jo me fjalë, por me vepra në fushë”, u shprehë Thaqi për Arbresh.info.
Lexo edhe:
FC Ballkani me synime të çarta, Thaqi dhe Kryeziu shprehin optimizëm për fitore ndaj Astanës
Kujtojmë se Ballkani pas dy ndeshjeve të luajtura ka një fitore dhe një humbje dhe gjendet në pozitën e dytë në tabelë, kurse Astana është në vendin e fundit në grupë pa pikë./Arbresh.info/
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin