Talenti 18 vjeçar Dritan Maqkaj, ka vendosur të luaj për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Maqkaj shtë takuar me presidentin Agim Ademi dhe drejtorin e kombëtares, Muharrem Sahiti, duke vendosur që nga tash e tutje kontributin e tij ta japë në fanellën e Kombëtares së Kosovës.
Njoftmi i plotë:
Talenti i Eintracht Frankfurtit, Dritan Maqkaj nga sot është anëtar i ri i Kombëtares së Kosovës.
Futbollisti 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, i lindur në Gjermani, deri më tash ka qenë pjesë e ekipit kombëtar gjerman U18, por tani e tutje ka vendosur t’i mbrojë ngjyrat e vendlindjes së prindërve.
Dritan Maqkaj, sot, është takuar me presidentin Agim Ademi dhe drejtorin e kombëtares, Muharrem Sahiti, duke vendosur që nga tash e tutje kontributin e tij ta japë në fanellën e Kombëtares së Kosovës.
Maqkaj, i cili luan si anësor i majtë në ekipin U19 të Eintracht Frankfurtit, tash e sa kohë ka qenë nën përcjelljen e përfaqësuesit të FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli dhe pas bisedave të vazhdueshme përfundimisht ka vendosur t’i thotë “Po” Kosovës.
Ai fillimisht pritet të luajë për Kombëtaren U21, derisa duke pasur parasysh potencialin e tij të madh, në të ardhmen e afërt pritet të jetë edhe pjesë e Kombëtares A.
Abdixhiku për vjedhjen e votave: Pasoja do të ketë, na prisn...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Vëllaznimin në Gjak...
Mashtrime me call center/ SPAK ndalon 8 persona në Tiranë, 3...
Hadëgjonaj vazhdon formën e mirë, realizon gol ndja Fenerbah...
Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje në Kosovën...
32-vjeçari në Ferizaj gjen në rrugë një portofol me para, e ...