Trajnerit Arsene Wenger raportohet se i janë ofruar 120 milionë euro për t’i shpenzuar gjatë merkatos së transferimeve verore derisa vazhdon të ketë si qëllim rikthimin e Arsenalit në krye.
Pasi e ardhmja e trajnerit francez u konfirmua me rinovimin e kontratës për të vazhduar qëndrimin në klub edhe për dy vite, tani është koha që ai t’i rikthehet punës, transmeton portali arbresh.info.
Francezi ka një detyrë madhështore në duart e tij gjatë merkatos verore, megjithëse ende ka frikë rreth të ardhmes së Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil. Të dy ende nuk kanë vazhduar kontratat e tyre, por mund të ndjekin hapat e trajnerit Arsene Wenger.
Sidoqoftë, “Topçinjtë” kanë një punë të vështirë për tu rikthyer sërish në krye sezonin e ardhshëm pasi këtë edicion përfunduan në pozitën e pestë në tabelë duke humbur kualifikimin në Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Me një sezon në Evropa Ligë, Arsenali shpreson të bëjë atë që Manchester United shfaqi sezonin e kaluar./arbresh.info
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...