12.9 milionët e transferimit të Ronaldos nuk gjenden, zyrat e Juventuesit bastisen sërish

22:53 | 3 Dhjetor 2021

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United po hetohet nga autoritetet italiane me urdhër të një kontrolli të ri në zyrat e Juventusit.

Zyrat e klubit bardhezi si në Torino ashtu edhe në Milano u bastisën të premten e kaluar pas akuzave se kishin regjistruar në mënyrë të rreme vlerën e transferimeve midis 2019-ës dhe 2021-it.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kontratat e lojtarëve, dhe faturat.Reuters raporton se një kontroll i ri në zyrat e Juventusit është urdhëruar për të shqyrtuar kushtet financiare të transferimit të Ronaldos prej 12.9 milionë paund te Man Utd.

“Gazzetta dello Sport” thotë se ka regjistrime të telefonatave ku drejtuesit e Juventusit dyshohet se diskutojnë një dokument që ‘teorikisht nuk duhet të ekzistonte’ në lidhje me lëvizjen e Ronaldos.

Hetuesit e Torinos nuk e kanë gjetur ende dokumentin dhe drejtuesit e Juventusit nuk kanë arritur të shpjegojnë natyrën e marrëveshjes. Raportet thonë se gjithsej 42 transferime – duke përfshirë ato të Joao Cancelos, Arthur, Danilo, Christian Romero dhe Miralem Pjanic – gjithashtu janë duke u shqyrtuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara